“Jemi në një moment të jashtëzakonshëm që vë në pikëpyetje ekzistencën e kombit”, Meta: Ata që shpopulluan vendin do bëhen shembull

Meta 2

BERAT

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi nga Berati se vendi është në një moment të jashtëzakonshëm që vë në pikëpyetje ekzistencën e kombit dhe ata që sollën shpopullimin do të bëhen shembull për 200 vitet në vijim.

“Edhe socialistët e shohin e ndjejnë si po thahen qytetet e fshatrat tona nga rinia, më keq se në ’90- ’91. Të gjithë e kuptojnë që jemi në një moment të jashtëzakonshëm që vë në pikëpyetje ekzistencën e kombit tonë, që do të marrë një përgjigje të prerë dhe të gjithë ata që ndërmorën veprimet do të bëhen shembull për 200 vitet në vijim. Kryefjala jonë është referendumi. Në Shqipëri do të rikthehet gara, konkurrenca, meritokracia dhe të gjithë ata të rinj që në vitet e fundit ikën jo se u zhgënjyen nga Rama por që e ndjenë veten të tradhtuar nga opozita. Sot opozita është në sheshet e vendit në përballje me këtë klikë që do ta mposhtim e që do të përgjigjet”, tha Meta.

“Jemi në një moment të jashtëzakonshëm që vë në pikëpyetje ekzistencën e kombit”, Meta: Ata që shpopulluan vendin do bëhen shembull

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook