Jo vetëm Uest Hem, një tjetër klub i Premier Ligës kontakton zyrtarisht Çelsin për transferimin e Armando Brojës

Tani nuk ka më vetëm interesim pro edhe kontakte zyrtare. Armando Broja është kthyer në objektivin e merkatos së shumë klubeve të njohura dhe tashmë ka edhe kontakte te tyre me klubin e Çelsit për transferimin e sulmuesit të përfaqësues shqiptare.

broja

Mediat angleze kanë raportuar se tashmë ka shkuar në dy numri i klubeve të Premier Ligës që kanë nisur bisedimet me londinezët për futbollistin, pasi e shohin si një element që mund të shtojë cilësi në repartin e avancuar të tyre. Uest Hem ka nisur prej disa ditësh kontaktet me klubin e Çelsit, ndërsa sot listës i është shtuar edhe një tjetër emër i njohur, Evertoni.

lampard-broja

Skuadra aty drejtohet nga Frenk Lampard, i cili ishte ai që afroi Brojën te ekipi i parë i Çelsit dhe i dha edhe mundësinë të debutonte me blutë në Premier Ligë. Everton ka kërkuar informacione për mundësinë e transferimit të futbollistit, edhe pse e di qëndrimin e Tomas Tuhel, i cili ka vendosur që ta shohë nga afër në fazën përgatitore para se të vendosë që të shesë apo jo lojtarin shqiptar.

Klube të tjera të interesuara për të janë edhe Sauthempton ku ai kaloi sezonin 2021-2022 në huazim, si dhe Njukasëlli, i cili është më i gatshëm të plotësojë kërkesën prej 30 milionë paund që Çelsi mendohet se i ka vënë kartonit të tij.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Jo vetëm Uest Hem, një tjetër klub i Premier Ligës kontakton zyrtarisht Çelsin për transferimin e Armando Brojës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook