Dy të ndaluar nga policia e Tepelenës për lëndë narkotike.
Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme gjatë kontrollit të një automjeti nga policia, në pikën e kontrollit (postobllok) të vendosur në hyrje të qytetit të Tepelenës.
Dy shtetasit me iniciale V.M dhe P.N janë nga Saranda. Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.