Nejmar në planet e merkatos së Liverpulit, ja pse Klop i tha “jo” brazilianit

Braziliani Nejmar duket se është shumë pranë largimit nga PSG. Sulmuesi po kërkon një sistemim të ri larg klubit ku nuk shihet më si një yll në qendër të projektit i cili tashmë është fokusuar plotësisht te Kilian Mbape. Një nga destinacionet e tij mund të kishte qenë Liverpuli dhe një treshe sulmi përkrah Salah dhe Nunjez nuk do të ishte aspak keq.

nejmar

Mediat gjermane kanë bërë të ditur se interesimi i Liverpulit ka qenë konkret dhe është shfrytëzuar mundësia e afrimit të tij në radhët e të kuqve për të përforcuar sulmin e skuadrës pas largimit të Sadio Mane drejt Bajern Mynih. Por “Bild” bën të ditur se gjithçka është ndalur shpejt nga Jurgen Klop.

Burimet raportojnë se trajneri gjerman nuk e shihte sulmuesin brazilian që të përshtatej me stilin dhe sistemin e tij të lojës, ku lojtarëve të repartit të avancuar u kërkohet të bëjnë edhe detyra mbrojtëse apo presing, gjë që ylli brazilian rrallëherë e ka bërë në karrierën e tij. Në këtë mënyrë, është braktisur menjëherë ideja e transferimit të tij në radhët e të kuqve, duke i hapur rrugë skuadrave të tjera angleze të cilat do të ishin të gatshme të bënin sakrifica të rëndësishme ekonomike për lojtarin.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Nejmar në planet e merkatos së Liverpulit, ja pse Klop i tha “jo” brazilianit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook