“Nuk kemi asnjë konflikt”/ U gjet i vrarë në kanal, zbulohet kontakti i fundit i 34-vjeçarit në Fushë Krujë, nëna: E pyeta nëse donte bukë dhe më tha…

Indrit Ndoj Vrasja Ne Fushe Kruje

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me 34- vjeçarin Indrit Ndoj që u gjet i vdekur në lagjen “Bakishe Visha” në Fushë-Krujë.

Personi i fundit që ka komunikuar me 34-vjeçarin ka qenë nëna e tij, e cila tha për oficerët e policisë se ka folur me të birin pasditen e djeshme.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj ka raportuar për BalkanbWeb se nëna ka deklaruar se ka pyetur të birin nëse do të shkonte në shtëpi në mënyrë që t’i bënte bukën, dhe 34-vjeçcari i ka thënë se do të vijë.

Nëna tha gjithashtu për oficerët e policisë se familja e tyre nuk ka asnjë konflikt, as një lagje dhe me askënd tjetër. kjo e bën edhe më të vështirë punën e autoriteteve për zbardhjen e ngajrjes dhe gjetjen e autorit apo autorëve të përfshirë në ngjarje.

Grupi hetimor bën me dije se nga kompanitë telefonike janë kërkuar gjithashtu tabulatet në mënyrë që zbulohen personat me të cilët i riu ka kontaktuar para se të ekzekutohej.

“Nuk kemi asnjë konflikt”/ U gjet i vrarë në kanal, zbulohet kontakti i fundit i 34-vjeçarit në Fushë Krujë, nëna: E pyeta nëse donte bukë dhe më tha…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook