Pritej të merrte pjesë në Botërorin “Katar 2022”, arrestohet futbollisti i Premier Ligës për përdhunim

Një futbollist i Premier Ligës është arrestuar ditën e sotme i dyshuar për përdhunim. Siç bëjnë me dije mediat angleze, kjo ngjarje ka ndodhur në Londrën veriore dhe thuhet se futbollisti është në moshën 29-vjeçare.

premier lig

Për momentin emri i lojtarit që ka kryer këtë akt nuk mund të përmendet për shkak të disa arsye legale. Gjithashtu theksohet se kjo ngjarje ka ndodhur muajin e kaluar.

Duke u bazuar te raportimi i mediave, futbollisti mund të grumbullohej për në Botërorin “Katar 2022”. Nga kjo gjë, tifozët kanë filluar nga kërkimet duke nxjerrë emrat e personave që i përshtaten këtij lloji përshkrimi, me dyshimet më të mëdha që thuhet se ky lojtar mund të jetë i Arsenalit ose Totenhemit.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Pritej të merrte pjesë në Botërorin “Katar 2022”, arrestohet futbollisti i Premier Ligës për përdhunim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook