Mesfushori i Realit të Madridit, Dani Sebajos, dëshiron të qëndrojë në Madrid dhe të “fitojë” më shumë minuta aktivizim.
Në fakt, ai është mes lojtarëve që pritet të largohen nga Madrid në verë me Betisin që e kërkon me ngulm. Por vetë ai ka deklaruar se dëshiron të përmbushë kontratën që ka me klubin deri në vitin 2023. “Çdo lojtar dëshiron të luajë më shumë dhe unë besoj se kam shanse që në sezonin e ri të kem më shumë minuta”, ka thënë Sebajos.
Ndërkaq, një tjetër lojtar që do të largohet nga Madridi është Mariano. Ai kërkohet nga Fenerbahçe, por gjigantët e Stambollit janë në varësi të ekonomisë turke, që është në vështirësi pas rënies drastike të lirës turke.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…