Braziliani Romario ka qenë i pandalshëm para portës dhe këtë e ka treguar me gola të shumtë kudo që ka luajtur. Ndërsa nuk është zgjidhur ende debati nëse ai i ka shënuar apo jo 1000 gola në karrierën e tij, sulmuesi vazhdon të tregojë se atë shifër ndoshta e ka arritur me prova të një klasi të jashtëzakonshëm edhe në moshën 56-vjeçare.
Fituesi i Kupës së Botës me Brazilin në vitin 1994 ka treguar aftësitë e tij si gjahtar golash në një turne miqësor minifutbolli në vendlindje. Ai ka shënuar një gol spektakolar duke lënë të mahnitur si kundërshtarët e tifozët, ashtu edhe shokët e skuadrës.
Kontroll dhe shmangie kundërshtarit me rrotullim me një prekje e pastaj gjuajtje me të jashtmen që nuk i linte mundësi reagimi portierit. Një ekzekutim perfekt i cili kujtoi edhe një herë kohët e arta të tij si pjesë e Barcelonës e Brazilit.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…