VIDEO/ U gjet i vrarë në kanal, familjarët e panë trupin e 34-vjeçarit kur po shkonin në punë, detaje nga ngjarja në Fushë-Krujë

Fushe Kruje Gjendet I Vrare 34 Vjecari

Detaje të reja nga ngjarja në Fushë-Krujë, ku një 34-vjeçar u gjet i vrarë në lagjen “Bakishe Visha” në Fushë-Krujë.

Gazetari Andi Shota raportoi për “BalkanWeb” se Indrit Ndoj është gjetur në një kanal anash rrugës nga familjarët e tij të cilët kanë dalë për të shkuar në punë dhe rastësisht kanë parë familjarin e tyre në kanal.

Paraprakisht sipas burimeve, viktima dhe familja e tij nuk raportohet të kenë konflikte me njeri.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur natën pasi i riu banonte në një shtëpi në fshatin Hasan i vetëm, ndërsa familja në një banesë në lagjen “Bakushe Visha”.

VIDEO/ U gjet i vrarë në kanal, familjarët e panë trupin e 34-vjeçarit kur po shkonin në punë, detaje nga ngjarja në Fushë-Krujë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook