Zbulohen rreth gjysmë milionë euro të padeklaruara në portin e Durrësit, paratë u fshehën në një autobus

Img 20211029 Wa0000

Një sasi e madhe parash të padeklaruara janë zbuluar në një autobus që vinte nga Italia në portin e Durrësit ditën e sotme

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se në autobusin që erdhi nga italia me anë të një trageti është gjetur shifra prej 500 mijë eurosh.

Sipas gazetares Klodiana Haxhiaj autobusi mbërriti nga qyteti i Barit dhe jatë kontrollit të policisë kufitare janë gjetur paratë e fshehura në pako të ndryshme brenda strukturës metalike të autobusit.

Sasia e parave mendohet të jetë rreth 500 mijë euro, ndërsa do të numërohen për një saktësim nga ana e policisë. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe po zhvillon kontrolle në banesa për të zbuluar çfarë fshihet pas sasisë së parave e cila ende po numërohet.

Arena e Lajmit

Zbulohen rreth gjysmë milionë euro të padeklaruara në portin e Durrësit, paratë u fshehën në një autobus

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook