EKSKLUZIVE/ U ka shënuar gol luksemburgasve me aksion “Tiki-Taka”, Nertil Ferraj: Ja pse kalon Tirana ndaj Dudelanzhit (VIDEO)

Nuk është hera e parë që Tirana ndeshet me një skuadër luksemburgase. Ka ndodhur fiks 10 vite më parë: 5 korrik 2012. Bardheblutë ndesheshin me Grevenmakerin dhe e eliminonin pas fitores 2-0 dhe barazimit 0-0. Një nga golat e shënuar në triumfin ndaj tyre mban “firmën” e Nertil Ferrajt. Dhe çfarë goli: kombinim me 8 pasime Duro-Ahmataj-Ferraj dhe në fund një gol vërtet i shkëlqyer. Ndeshja ishte e vlefshme për turin e parë të Ligës së Europës. Po sot çfarë thotë Ferraj për ndeshjen e Tiranës kundër Dudelanzhit, një tjetër skuadre luksemburgase? Ai u bën apel kampionëve të Shqipërisë që të mos luajnë si inferiorë. “Dudelanzhi është ekip më i mirë se Grevenmaker, por Tirana i kalon. Jam i bindur që e kalon”, thotë Ferraj për “Panorama Sport”.

Ferraj

Nertil, a e mbani mend golin kundër Grevenmaker?

Patjetër që po. Është një nga golat e mi më të bukur. Ka qenë një kombinim i shkëlqyer me 8 pasime, mes meje, Duros dhe Ahmatajt. Tirana ishte skuadër shumë e fortë, sepse kishte shumë lojtarë të kombëtares asokohe: Lika, Pisha, Duro, Balaj… Ishim vërtet të fortë.

Po tani, sa shanse ka Tirana kundër një tjetër skuadre luksemburgase si Dudelanzhi?

Dudelanzhi është ekip më i mirë se Grevenmaker, por Tirana i kalon. Jam i bindur që i kalon.

Pse i kalon?

Sepse janë skuadër më e fortë. Dakord, Dudelanzhi është ekipi më i mirë në Luksemburg, por prapë nuk janë aq të fortë sa Tirana. Por kam një këshillë për bardheblutë.

Çfarë këshille?

Nuk duhet të luajnë si inferiorë. Duhet të luajnë pa frikë, sepse jam i bindur se më shumë e kanë frikë ata Tiranën se sa e kundërta. Ne shpesh në kohën tonë na penalizonte fakti që të huajt i mbivlerësonim dhe kishim një ndjenjë inferioriteti. Ky është problem serioz për klubet shqiptare. Madje po ju them se edhe në ndeshjen e kthimit, kur barazuam 0- 0, ne kemi luajtur shumë mirë.

Po, por Dudelanzhi eliminoi Shkëndijën e Tetovës…

E vërtetë. Unë prandaj thashë se ata janë ekipi më i fortë në Luksemburg… Shikoni, Shkëndija është vërtet një ekip shumë i mirë dhe mua më pëlqen, por luan në një kampionat më të dobët se yni. Kjo nuk e ndihmon shumë në arenën europiane. Ndërkaq, unë kam besim se me grupin që ka Tirana do ta kalojë turin.

A është goli kundër Grevenmakerit më i rëndësishmi në karrierë?

Jo, është ai kundër Partizanit në “finalen” e titullit që ne te Dinamo e morëm me 9 lojtarë.

JETMIR HALILAJ – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

EKSKLUZIVE/ U ka shënuar gol luksemburgasve me aksion “Tiki-Taka”, Nertil Ferraj: Ja pse kalon Tirana ndaj Dudelanzhit (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook