Mesfushori i djathtë belg, Sharls De Ketelaere, është një nga të preferuarit e Stefano Piolit në këtë merkato vere. Siç bën me dije “Gazzetta dello Sport”, Milani ka bërë ofertën e parë për 21-vjeçarin.
Kuqezinjtë i kanë ofruar Klub Bryzhit një shumë prej 20 milionë eurosh. Kampionët e Belgjikës më parë kanë deklaruar se De ketelaere do të shitet vetëm për një shumë prej 30-35 milionë eurosh, por Maldini dhe Masara besojnë se mund ta marrin dhe për më pak 21-vjeçarin.
Gjithsesi Bryzhi nuk e ka me ngut shitjen e tij dhe është e gatshme të negociojë me Milanin, me këta të fundit që duan ta mbyllin marrëveshjen brenda 10-15 ditëve.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…