Firmos parakontratë me kuqezinjtë, mesfushori i Interit bën gati valixhet me 4 milionë euro

Arturo Vidal ka qenë gjatë gjithë qershorit një nga emrat më të lakuar të merkatos, pasi u saktësua që e ardhmja e tij do të ishte larg Interit.

vidal

Mesfushori nuk ishte më në planet e Simone Inzagit dhe klubi ka dashur ta largojë, si një mënyrë edhe për të kursyer rrogën e tij prej 6.5 milionë eurosh në sezon, edhe pse kontrata e tij skadon vetëm një vit më vonë.

Palët do të shfrytëzojnë klauzolën që i lejon të ndërpresin kontratën një vit më herët, me Interin që do t’i paguajë 4 milionë euro kilianit për t’u larguar.

Por nuk do të zgjasë shumë periudha pa skuadër e Vidalit, që ka gjetur akordin me Flamengon, pasi ka refuzuar një listë të gjatë klubesh që kërkonin të siguronin shërbimet e tij, ku përfshiheshin emra si Boka Zhuniors, Al Rajan e Gallatasaraj.

vidal

Sipas “Tyc Sports”, Vidal ka firmosur tashmë një parakontratë me brazilianët dhe në fundjavë do të udhëtojë drejt Amerikës së Jugut për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur përfundimisht marrëveshjen që do ta lidhë me ngjyrat kuqezi deri në dhjetor 2023.

Për mesfushorin që pritet të paguhet 5 milionë euro në sezon është parashikuar edhe opsioni për të rinovuar për një tjetër vit, nëse do të përmbushen kushtet e vendosura mes palëve.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Firmos parakontratë me kuqezinjtë, mesfushori i Interit bën gati valixhet me 4 milionë euro

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook