“Fondi 6.1 miliardë, por shtresat në nevojë nga 1 korriku s’kanë marrë asnjë lek”, deputeti i PD: Qeveria do shpenzojë 56 milion euro për luks

Hyk

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu në një postim në Facebook akuzon qeverinë se me një “akt normativ i jep dritën jeshile shpenzimeve të luksit” dhe për këtë nuk ka aspak transparencë.

“6.1 miliardë lekë si kontigjencë për t’u përdorur për paketë sociale por që prej 1 korrikut asnjë lekë nuk është dhënë për familjet në nevojë, pensionistë apo çiftet e reja.  Mbi 150 milion euro rritje e të ardhurave, e cila vjen jo si efekt i rritjes ekonomike, produktivitetit të ekonomisë, aktivitetit prodhues, bujqësisë etj, por si rritje e çmimeve dhe efektit në TVSH.  Rreth 1.5 miliardë lekë për tekste shkollore “falas” dhe për transportin e nxënësve dhe mësuesve. A ndodh kjo?”, shkruan Agalliu.

Ndërkohë, në vijim deputeti demokrat shkruan se qeveria do të shpenzojë plot 56 milionë euro, me pjesën më të madhe të këtyre parave që s’dihet se ku do shkojnë.

“Ulje e tatimit mbi të ardhurat personale me mbi 1.4 milion euro. 56 milion euro për shpenzime qeveritare, ku për më shumë se gjysmën nuk ka asnjë informacion se ku do të shkojnë. Investimet publike nuk shoqërohen me listë të qartë se në cilin projekt do shkojnë paratë duke e lënë evazive dhe në errësirë të plotë informacioni”, shton më tej Agalliu.

“Fondi 6.1 miliardë, por shtresat në nevojë nga 1 korriku s’kanë marrë asnjë lek”, deputeti i PD: Qeveria do shpenzojë 56 milion euro për luks

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook