Kristalizohet formacioni, Alban Hoxha mungesa e madhe e Partizanit ndaj Saburtalos

Alban Hoxha do të jetë mungesa e madhe e Partizanit ndaj Saburtalos.

Alban Hoxha

Trajneri Mehmeti ka bërë me dije se gardiani ka një problem fizik dhe nuk është gati. Nga ana tjetër, Skuka, megjithëse ka pasur shqetësime në shpatull gjatë javëve të fundit, pritet të jetë titullar.

Pjesa tjetër e formacionit është kristalizuar nga trajneri Mehmeti që në ndeshjet miqësore. Në portë, me shumë mundësi, do të luajë Teqja, me Rexhepin, të cilit i duhet edhe pak kohë të ingranohet.

Mbrojtja është konsoliduar tashmë me Bitrin e Belicën në qendër, teksa Hadroj dhe Atanaskoski pritet të mbulojnë krahët e të kuqve.

Në mesfushë, Murataj është një nga lojtarët më në formë, teksa Rrapaj dhe Matondo janë të palëvizshëm nga formacioni nëse vazhdojnë me ritmin e sezonit të shkuar. Në ofensivë Hoti do të ndihmojë Skukën dhe Carën në majë.

PAR

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Kristalizohet formacioni, Alban Hoxha mungesa e madhe e Partizanit ndaj Saburtalos

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook