Moti i keq shkakton një viktimë/ Era e fortë në Sarandë rrëzon tendën mbrojtëse në një kalçeto sportive, ndërron jetë 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Sarandë pasi u godit nga tenda mbrojtëse e një kalçeto.5f5effd1-250a-4684-8b00-7c61c98db4fa

Armando Kazma pësoi dëmtime për shkak se era e fortë rrëzoi tendën mbrojtëse në fushën sportive ku ai po qëndronte.

Fillimisht i riu u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Njoftimi i policise

Në vijim të informacionit paraprak për rrëzimin e tendës së një kalçetoje sportive, ku si pasojë u dëmtua shtetasi A. K., 22 vjeç, ju informojmë se si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ndërroi jetë në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Loading…

Loading…

Moti i keq shkakton një viktimë/ Era e fortë në Sarandë rrëzon tendën mbrojtëse në një kalçeto sportive, ndërron jetë 22-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook