Atalanta ka nisur si shumë skuadra në Serinë A përgatitjet për sezonin e ri, por për fat të keq, jo ashtu siç do të shpresonte klubi italian. Që në ditën e parë, ka rezultuar se një nga yjet e kësaj skuadre, Davide Zapakosta, duhet të ndalet pasi ka pësuar një dëmtim që klasifikohet i rëndë.
Klubi bëri të ditur në njoftim zyrtar se lojtari i Italisë ishte paraqitur në grumbullim i dëmtuar. “Sa i përket Zapakostës, në ditët e kaluara, gjatë një seance stërvitore individuale, ka pësuar një dëmtim të shkallës së lartë në muskulin femoral të kofshës së djathtë që ka prekur tendinën. Lojtari ka nisur fazën e rehabilitimit të parashikuar dhe situata do të vlerësohet në varësi të evoluimit klinik”, shkruhej në njoftimin e klubit.
Një lajm i keq padyshim për trajnerin Gasperini, pasi kështu Zapakosta do të humbasë fazën përgatitore me pjesën tjetër të skuadrës dhe nuk pritet të jetë i gatshëm për ekipin në fillimin e sezonit.
PANORAMASPORT. AL
Loading…
Loading…