Nuk shkonin aspak mirë me njëra-tjetrën, zbulohet marrëdhënia konfliktuale e Shakirës me partneret e miqve të Pikesë

Shakira thuhet se nuk kishte një raport të mirë me gratë dhe të dashurat e shokëve të skuadrës së Zherard Pike , por veçanërisht me gruan e Lionel Mesit, Antonela Rokuzo.

Gazetarja Lorena Vaskez pohoi në programin “El Spectador” se këngëtarja nuk shkoi kurrë mirë me miqtë e tij për shkak të natyrës së saj diktatoriale. Ajo pohoi gjithashtu se veçantërisht Shakira dhe gruaja e Mesit, Antonela, nuk shkonin aspak mirë. E gjithë kjo me sa duket bëri që miqtë e Pique t’i referoheshin kolumbianes me titullin “La Patrona” (ajo që jep urdhrat ose ndryshe e quajtur shefja).

“Ajo po kalon një kohë shumë të vështirë. Edhe unë e kam kaluar atë. Sigurisht që jam ndjerë i trishtuar, është një kohë shumë e vështirë dhe kur ke një familje kaq të bukur,” tha artisti kolumbian Karlos Vives. kur u pyet për Shakirën.

Ibai Janos, një mik i ngushtë ka deklaruar se mbrojtësi i Barcelonës është mirë dhe po përgatitet për sezonin e ardhshëm.

“Shtypi ka folur shumë, por tani ai po përgatitet për sezonin me Barcelonën dhe po bën mirë. Gjithçka është në rregull,” tha Janos.

Që kur lajmet për ndarjen e Pike u publikuan muajin e kaluar, ai ka qenë kryefjala e mediave spanjolle. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta , u kërkoi tifozëve të mbështesin futbollistin.

“Pike po vuan”, tha Laporta për Sport. “Sado para dhe famë që ka, janë njerëz, ai është kapiten dhe ka ende shumë për të na dhënë.

“Zherard është i përfshirë. Ai meriton dashurinë e Cules. Injoroni lajmet që dalin. Ai është një person i mirë.”- përfundoi ai.

 

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Nuk shkonin aspak mirë me njëra-tjetrën, zbulohet marrëdhënia konfliktuale e Shakirës me partneret e miqve të Pikesë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook