“Pashpirtësi”, Berisha nxjerr denoncimin e gazetarit: Ministria e Shëndetësisë lë fëmijët e sëmurë rëndë pa ilaçet jetike. Prokuroria e partisë mbron zyrtarët hajdutë

Berisha (1)

Kreu i PD-së Sali Berisha akuzon ministrinë e Shëndetësisë se ka lënë fëmijët e sëmurë rëndë pa ilaçet jetike.

Duke iu referuar denoncimit të gazetarit të News24 Osman Stafa për mungesën e 4 medikamenteve në QSUNT për fëmijët në repartin e Onko-Hematoligjisë dhe mosfillimin e procedimit penal nga ana e prokurorisë pas padisë së tij, Berisha shkruan se Prokuroria e partisë mbron zyrtarët hajdutë të paditur.

POSTIMI I PLOTË
Pashpirtësi!
Ministria e Shëndetësisë dhe ish-kunata e Edi Ramës, lënë fëmijët e sëmurë rëndë pa ilaçet jetike.
Prokuroria e partisë mbron zyrtarët hajdutë të paditur për krimin e rëndë nga gazetari, Osman Stafa.
Lexoni statusin e tij dhe shikoni përgjigjen e prokurorisë së partisë. sb

*ATA FËMIJË NUK E MERITOJNË KËTË!!!
Mora sot, 6.9.2022, në Prokurorinë e Tiranës, njoftimin për “Mosfillimin e proçedimit penal”, për mungesën e 4 medikamenteve në QSUNT.
Burimet e mia, siç kam shkruar pak ditë më parë, ishin korrekte dhe të vërteta. Prokurori i çështjes, Hysni Mulaj, është mjaftuar me përgjigjen e QSUNT, se mungesa e ilaçeve ka ardhur si pasojë e situatës Covid-19.
NUK ËSHTË E VËRTETË QË MUNGESA E MEDIKAMENTEVE KA NDODHUR PËR SHKAK TË PANDEMISË. KJO S’KA ASNJË LIDHJE, DHE ËSHTË NJË GËNJESHTËR E KEQE, DHE TINËZARE.
Por edhe në qoftë e lidhur, a duhet të vdesin këta fëmijë, duke mos marrë mjekimin? Legjitimohet vrasja e tyre, nëse pandemia do kish qenë arsyeja e mungesës së ilaçeve në QSUNT? Në ligj nuk thuhet, që shteti ka për detyrim sigurimin e barnave spitalore, përjashto rastet kur ka pandemi.
Çfarë hetimesh ka kryer prokurori Mulaj për situatën në fjalë?
A ka marrë në pyetje familjarët? A ka sekuestruar kartelat e fëmijëve, që kanë marrë mjekim gjatë periudhës që unë kam hedhur pretendimet për mungesë ilaçesh?
A janë marrë mjekët në pyetje?
A janë marrë regjistrat e barnave nga Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, e cila tregon dhe sasinë e barnave që hyjnë në Shqipëri?
A është për prokurorin Mulaj, “shpërdorim detyre” në momentin që Ministria e Shëndetësisë, nuk u siguron mjeket fëmijëve?
A është vrasje për një fëmijë, nëse atij nuk i jepet ilaçi që e mban në jetë?
A i ka marrë prokurori Mulaj në shqyrtim deklaratat e Ministres së Shëndetësisë, e cila deklaronte se në mungese të këtyre ilaçeve, ka pasur mjekime të tjera alternative? Por që në fakt nuk ka ilaçe alternative për 4 medikamentet që unë them.
Pra indirekt Ministria Manastirliu pranon që ka pasur mungesa, dhe se ato janë zëvendësuar me mjekime të tjera alternative.
A nuk i mjafton Prokurorit Mulaj, deklarata e konfirmuar nga QSUT, se mungesa ka ardhur si pasojë e pandemisë? Pra indirekt edhe këtu konfirmohet mungesa, por që z. Mulaj, është marrë me justifikimin e Drejtorisë së Spitalit, duke e trajtuar atë si një të vërtetë absolute, dhe jo me të vërtetën tjetër, që ka pasur mungesë të medikamenteve për fëmijët që vuajnë nga tumoret, dhe se për këtë, përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi.
Kjo nuk mbaron këtu! Brënda 10 ditëve, unë do të ankimoj këtë vendim, me shpresën që Gjykata, të vendosë DREJD për këtë padrejtësi!
p.s Nuk jam marre fare me gabimet drejtshkrimore, që janë të frikshme për një institucion dhe një prokuror

“Pashpirtësi”, Berisha nxjerr denoncimin e gazetarit: Ministria e Shëndetësisë lë fëmijët e sëmurë rëndë pa ilaçet jetike. Prokuroria e partisë mbron zyrtarët hajdutë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook