Përplasi motomjetin ku udhëtonin dy të miturit, i riu në Ksamil përfundon në pranga, 16 dhe 9 vjeçari dërgohen në spital (EMRI)

Aksident 1

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të Ksamilit ku një automjet tip Benz i drejtuar nga shtetasi Enriko Marku 33 vjeç është përplasur me një motomjet me drejtues 16-vjeçarin A. R..

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri 9 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Sarandës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, drejtuesi i automjetit shtetasi E. M, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në hyrje të Ksamilit, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. M., 33 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. R., 16 vjeç. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri 9 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Sarandës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. M, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Arena e Lajmit

Përplasi motomjetin ku udhëtonin dy të miturit, i riu në Ksamil përfundon në pranga, 16 dhe 9 vjeçari dërgohen në spital (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook