Problemet financiare, klubi shqiptar rrezikon tërheqjen nga gara

Sezoni i ri në kampionatin maqedonas ka mundësi që të bëhet me 10 skuadra dhe jo 12, siç ishte në dy edicionet e fundit. Edhe pse ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar, Renova është ekipi i parë që nuk do të garojë në mesin e më të mirëve për shkak të problemeve financiare që kjo skuadër ka, ndërsa siç mëson “infosport.mk”, skuadra tjetër që nuk do të luajë në elitë sezonin e ardhshëm është ekipi i Akademija Pandev, e cila ka edhe Europën përpara, ku shorti i ka rënë kundër polakëve të Lehia Gdansk.

renova shkendija

Informacionet thonë se drejtuesit e kësaj skuadre kanë shkurtuar dukshëm buxhetin financiar, gjë kjo që shkaktoi edhe largimin e shumë prej futbollistëve. Ky ekip është në pronësi të futbollistit të njohur Goran Pandev, themeluar në vitin 2010. Mbetet të shihet nëse vërtetë Ak. Pandev do të tërhiqet nga Liga e Parë në Maqedoninë e Veriut, aty ku garon prej 5 sezoneve me radhë.

Renova

Ndërkohë, nga ana tjetër edhe në Shqipëri ka një problem disi të ngjashëm. Është klubi i Erzenit, ku problemet me bashkinë dhe shoqatën janë të dukshme dhe deri tani nuk ka asnjë lëvizje për të përgatitur ekipin që do të marrë pjesë në sezonin e ri 2022-2023.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Problemet financiare, klubi shqiptar rrezikon tërheqjen nga gara

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook