Reforma territoriale, deputetët e PD: Bashkitë të mbushura me patronazhistë, të rritet numri i njësive vendore

Dhurata Cupi

Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”, diskutoi sot në një seancë dëgjimore me Fatlum Nurja, ekspertin e projektit Bashki të Forta lidhur me problematikat që kanë sot qeverisjet vendore.

Opozita në këtë komision ka ngritur shqetësimin për fryrjen e administratës së qeverisjes vendore me ‘patronazhistë’, çka bën që taksat e qytetarëve të shkojnë për paga dhe sigurime shoqërore, në vend të rritjes së shërbimeve ndaj tyre.

Dhurata Çupi: Shtimi i patronazhistëve, janë bashki politike atipike 4 vjecarin e fundit. Këtu ka rezultuar që bashkitë u kthyen në drejtori të kryeministrit, ka bashki që i është dërguar dicka më shumë dhe ka bashki që s’kanë marrë fare ndihmë financiare.

Gjatë këtyre viteve 7-8 milionë euro janë investuar për zonat rurale, ky është shqetësimi që ne deputetët e opozitës na prek se ke zona rurale të pa prekura në asnjë lloj shërbimi publik.

Ndërkohë në Tiranë kur kryetarët e komunave kërkonin cdo vit bënin o një rrugë o cerdhe, pra banorët e asaj komune e ndjenin një lloj investimi.

Ka vite që ka komuna e bashki që nuk njohin asnjë lloj investimi, tashmë o do çosh fonde për ta rikonstruktuar o do e shembësh për një të re, tani po mbyllen kopshte e cerdhe.

Jam dakort të mendojmë për zhvillimin ekonomik por kur komunave u ke cuar rrugën, transport publik, kemi komuna pafund që nuk kanë transport publik.

Ne të opozitës themi po të rritet numri i bashkive e t’u shërbehet atyre qytetarëve, të jenë bërë investimet kemi luksin të mendojmë pastaj 1 bashki apo 2 bashki në gjithë vendin por jo sot.

Xhelal Mziu: Në katër vitet e fundit pushteti vendor ka qenë jetim dhe për shkak të mungesës e partnerit më të rëndësihsëm që ishte USAID. 8 vite implementim, a kemi kohë të bëjmë eksperimente? Kemi eksperiencë, Kosova 13 vite shtet ka qeverisje më të suksesshme se sa ne, dinë të menaxhojnë dhe krizat. Kosova është e para, nëse thejsht bëjmë një copy paste të funksionimit të pushtetit vendor të Kosovës e ta implementojmë në Shqipëri, jam i sigurt që do bënim gjënë më të mirë të mundshme për të funksionuar pushteti vendor. Nuk është koha e pamjaftueshme por vullneti.

Është dyfishuar cmimi i energjisë elektrike për qeveritë vendore, vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti sipas INSTAT jan 2.1 miliardë lekë debi të pushteti vendor, 185 milionë. Trendi është negativ, vërtet është ulur borxhi, por ky është viti më fatal i pushtetit vendor.

imagjino sa vjen e rritet se është bërë liberal cmimi në disa bashki. Së dyti, ujësjellës kanalizime rrisin numrin e punonjësve. Nga 4 kemi shkuar në 6, strategji për të rritur numrin e personave që t’i shërbejë për fushatë elektorale, unë qaj pjesën se taksat e qytetarëve kanë shkuar për paga. Në 6 bashkitë e mëdha 53-55% të buxhetit të tyre, Durrësi, Elbasani, Fieri e Vlora shpenzojnë për paga e sigurime shoqërore, është katastrofike.

Reforma territoriale, deputetët e PD: Bashkitë të mbushura me patronazhistë, të rritet numri i njësive vendore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook