Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Luis Gaxhin dhe Rigers Spahiun. Lajmi u bë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Rigers Spahiu akuzohet për përkrahje të Luis Gaxhit dhe kryerjen e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Ndërsa Luis Gaxhi për “Mbajtje pa lejë të armëve dhe municioneve”, pasi në shtëpinë e tij u zbulua një arsenal armësh. Kujtojmë se më herët ishte arrestuar Xhafer Deliu.
Gjithashtu më tej gazetarja Lala bën me dije se në telefonin e Deliut janë gjetur fotot të Elton Kiles, biznesmenit që më herët kishte marrë porosi nga Nuredin Dumani për ta vrarë.
Po ashtu në telefonin e tij u gjet edhe fotoja e Abedin Mamës (Dine Camit).
Kujtojmë se Dine Cami është në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë. Rigers Spahiu, vëllai i Ardit alias Arjan Spahiut që u vra në Belgjikë është arrestuar për përkrahje të autorit të krimit.
Arena e Lajmit