“Shteti po fsheh përgjegjësitë”, Tritan Shehu pas fotos së Lear Kurtit në spital: Perfuzioni venoz bëhet për disa arsye, edhe nëse s’ka shenja evidente jete

Db4bd0d9 8e92 4074 99f4 54649c968fcc

Deputeti i PD, Tritan Shehu, ka reaguar pas qarkullimit të një lajmi se mjekët e Traumës të cilët kanë pritur të ndjerin Lear Kurti, janë marrë në hetim.

Deputeti, njëherësh me profesion mjek, shkruan se fotoja e publikuar sot ku Leari shihet i shtrirë në krevatin e spitalit, me pranga në duar e me një perfuzion venoz, nuk mund të merret si fakt e i riu ka shkuar në spital me shenja jetë, pasi sipas tij: Mjekët, edhe kur një i sëmurë arrin pa shenja evidente jete, por të pa qartë për kohën e ndalimit të funksioneve jetësore, bëjnë të gjitha përpjekjet për ta rikthyer në jetë. Dhe veprimi i parë është vendosja e një perfuzioni venoz, që mund të shoqërohet me të tjera veprime siç është intubimi, masazhi kardiak, goditja elektrike etj, në vartësi të gjendjes e ecuria.

Shehu shton se marrja në hetim e mjekëve, tregon se shteti po kërkon të inkriminojë vetëm mjekët për të fshehur përghjegjësitë e tij.

Reagimi i plotë:

Nje shtet qe kerkon te inkriminoje vetem mjeket-per te fshehur pergjegjesite e tij!

Cuditerisht lexoj se kane filluar hetimet ndaj mjekeve te traumes!!

Akuzohen se i paskan vendosur nje serum te ndjerit Kurti, ndersa kane deklaruar arritjen e tij ne spital pa jete!!

Akuze e pretendim me cinik e idiot se ky nuk mund te kete.

Mjeket, edhe kur nje i semure arrin pa shenja evidente jete, por te pa qarte per kohen e ndalimit te funksioneve jetesore, bejne te gjitha perpjekjet per ta rikthyer ne jete fatkeqin.

Dhe veprimi i pare eshte vendosja e nje perfuzioni venoz, qe mund te shoqerohet me te tjera veprime sic eshte intubimi, masazhi kardiak, goditja elektrike etj, ne vartesi te gjendjes e ecurise.

Desheroj tu them atyre, qe ngrene te tilla akuze, se eshte shume e veshtire, te marresh vendimin perfundimtar te heqjes dore nga pacienti.

Mjeket duhen pergezuar per perpjekjet, qe bejne per te rikthyer ne jete dike.

Por ne Shqiperi sic duket kjo nuk ndodh.

Se mjeket jane kthyer tek ne “tabele qitje” nga keq dashesit, injorantet dhe ata, qe kerkojne te fshehin keshtu te verteten e problemeve.

Mjeket nxiren me pranga e forca speciale nga salla e operacionit edhe pa lejuar te veshin rrobat e tyre, mbahen ne qeli kur mund te gjykohen te lire, ofendohen, intimidohen.

Duke krijuar keshtu nje psikoze urrejtje ndaj tyre, sikur ata jane shkaku i te gjithe te keqijave, edhe jashte sistemit shendetesor kjo.

Ndersa ata per misionin e tyre te veshtire qe realizojne, ne nje sistem shendetesor te shkaterruar, duhen konsideruar nder profesionistet me te nderuar e te respektuar te shoqerise.

“Shteti po fsheh përgjegjësitë”, Tritan Shehu pas fotos së Lear Kurtit në spital: Perfuzioni venoz bëhet për disa arsye, edhe nëse s’ka shenja evidente jete

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook