Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një prononcim për mediat nga Shijaku akuzoi me tone të forta qeverinë ‘Rama’.
Gjatë fjalës së tij nga vendgrumbullimi i plehrave që u dogjën sot në Shijak, për të cilin një person u arrestua, Meta tha se kjo është vepër e shtetit të mafias.
“Në qeverinë e Ramës u rritën taksat e pastrimit, dhe mln e eurot shkojnë për mafien e incenerarorëve, në kompaninë mëmë në Holandë dhe nuk shkojnë për trajtimin e tyre te inceneratoër që nuk ekzistojnë. Helmohen fëmijët, familjet, tokat, gjithçka në këtë end të mrekullueshëm dhe bekuar. Shijaku duhet të jetë modeli i agro-turizmit.
Kështu vepron mafia, merr lekët e plehrave dhe i djeg ato në mënyrë më kriminale, duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e fëmijëve dhe të banorëve. Kjo nuk mund të ndodhte kurrë në një vend europian. kjo ndodh këtu se këtu qeveris mafia e incenetatorëve. Këtu bëhet terror ndaj njerëzve, që mos të njoftojnë mediat, apo të njoftojnë politikanët. Edhe i vjedhin, e dhe i shtypin, Kjo kohë ka përfunduar. I bëj thirrje të gjithëve që të reagojnë ndaj kësaj mafie që po shkatërron këto pasur të jashtëzakonshme që ka Shijaku dhe që po sulmon në mënyrë barbare shëndetin e këtyre njerëzve të mrekullueshëm.”, tha Meta.
Arena e Lajmit