Skuadrat alpine/ Forcat e FNSH trajnim në terren në Theth e Shkodër nga homologët austriakë

Policia

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, trajnim për krijimin e skuadrave alpine, për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve dhe turistëve në nevojë, në zonat malore.

Prej një jave, punonjësit e Policisë të FNSH Tiranë, Fier dhe Shkodër janë trajnuar nga homologët austriakë, me qëllim krijimin e skuadrave të dedikuara alpine.

Efektivët e FNSH-së janë trajnuar në terren, ditën dhe natën, me mjetet logjistike të sjella nga homologët austriakë, për t’u aftësuar me qëllim që të lëvizin të sigurt në terrenet alpine.

Trajnerët austriakë kanë alternuar praktikën me teorinë dhe në fund të trajnimit njëjavor, kanë vlerësuar performancën e punonjësve të FNSH-së, disiplinën dhe përvetësimin e programit. Pajisjet e sjella për t’i përdorur për trajnimin, homologët austriakë ua kanë dhuruar skuadrave të FNSH-së, për t’i përdorur në rastet e nevojës për ndihmë në zonat malore.

Në përfundim të trajnimit, gjatë ceremonisë për pajisjen e punonjësve të Policisë, me certifikata, ishin të pranishëm ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Dr. Christian Steiner, zv.ambasadorja e OSCE-së Clarisse Pasztory dhe Drejtori i FLO-së në Policinë e Shtetit Sokol Bizhga.

Dr. Christian Steiner e vlerësoi si të domosdoshme krijimin e skuadrave alpine, nisur edhe nga rastet e shpeshta të turistëve që kërkojnë ndihmë në zonat malore. Ai ka theksuar se këto skuadra do të mbështeten me logjistikë dhe trajnime të cilat do vijojnë përsëri në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Drejtori i FLO-së Sokol Bizhga ka falënderuar ambasadorin austriak, zv.ambasadoren e OSCE‐së dhe trajnerët austriakë, për mbështetjen e vazhdueshme për Policinë shqiptare.

Skuadrat alpine/ Forcat e FNSH trajnim në terren në Theth e Shkodër nga homologët austriakë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook