Është zhvilluar me debate mbledhja në dëgjesën për Reformën Territoriale. Debati është zhvilluar me bashkëkryetares, Dhurata Çupi dhe kreut të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.
Pjesë nga debati:
Ndreu: Janë 450 (punonjës të Bashkisë Lezhë)që paguhen.
Çupi: Janë 788
Ndreu: Moj zonjë e ke gabim. Jam kryetari i Bashkisë. Nuk ka shanse që të kemi 788 numri i punonjësve. Keni marrë shifrën e vjetër nuk është administrata ime.
Çupi: Po është shkresa e Ministrisë së Financave.
Ndreu: Po tani do të më mbushësh mendjen mua. Ministria e Financave ia ka futur kot. Ajo është bashkë me funksionet e deleguara. Mbase nuk jeni marrë vesh, 700 e ca bëhen bashkë me funksionet e deleguara sepse janë rritur zjarrfikësit e edukatoret. Nëse do të ta sqaroj 610 kanë qenë mbi, para reformës dhe kanë qenë 300 e ca me kontrata provizore. Kur kam shkuar në punë ka qenë 1000 e ca. Borderonë e kam firmosur vetë. është ulur numri me vendim këshilli. Janë vendimet aty, ua bëj prezent kur të doni. Unë jam kryetari i bashkisë, po flas me kompetencë, jo si në kafe. I ke mbledhur bashkë.
Denaj: Këshilltarët të marrin në vëmendje dhe të saktësojnë me shkrim.
Ndreu: Janë funksionet e deleguara që paguhen nga qeveria. Denaj: Ja do e saktësojmë shkresën me këshilltaren.