EKSKLUZIVE/ Skënderbeu “blindon” portën, korçarët firmosin me…

Skënderbeu blindon portën. Pasi bindën Shkëlzen Ruçin që të qëndronte edhe një tjetër vit, tashmë kanë siguruar shërbimet e një tjetër gardiani.

HERDIS ALLIU

Bëhet fjalë për Herdis Alliun, që vjen pas eksperiencës te Pogradeci. Edhe pse liqenorët ranë në Kategorinë e Dytë, ai dëshmoi se ka të dhëna të mira dhe ky fakt nuk u ka shpëtuar korçarëve.

Prej kohësh ishin në bisedime me librazhdasin, por vetëm dje është arritur akordi zyrtar. Lojtari ka nënshkruar kontratë 1+1. Në sezonin e fundit, ai ka luajtur 23 takime si titullar me Pogradecin, përfshi edhe 2 paraqitje në Kupën e Shqipërisë.

Ka humbur disa javë dhe shkak u bë ai dëmtimi horror që pësoi dhe përfundoi në spital. 24-vjeçari duhet të garojë me Shkëlzen Ruçin për një vend titullari. Objektiv që nuk do të jetë i lehtë, por as i pamundur. Vetë portieri është shprehur i lumtur për këtë transferim, ndërsa ka lënë të kuptohet se nuk vjen për të qenë i… dytë.

E KONFIRMON ALLIU

I kontaktuar nga “Panorama Sport”, Herdis Alliu konfirmoi mbyllen e marrëveshjes dhe kalimin te Skënderbeun. Ai tregoi emocionet e para të këtij hapi që ka hedhur në karrierën e tij, por foli edhe për ambiciet e sezonit të ri.

Ngjitja mbetet mision dhe portieri e quan të realizueshëm, përtej garës së ashpër që i pret. “Po, mund të them me kënaqësi se nga sot (dje) jam lojtar i Skënderbeut. Sapo mbylla marrëveshjen dhe firmosa kontratën që më lidh me klubin.

Arritëm akordin paraprak 1+1 me shpresën se do të vijojë sërish në bazë të paraqitjeve të mia. Për mua është një hap cilësor në karrierë dhe jam mjaft i emocionuar për këtë kalim.

Jam pjesë e një klubi me shumë emër në Shqipëri dhe pavarësisht situatës ku ndodhet, ndihem krenar që jam bashkuar me Skënderbeun, ekipin që ka bërë histori në Europë. Kjo më bën të ul kokën dhe të punoj akoma edhe më shumë për të shpërblyer besimin.

Dua të falënderoj profesor Dostin, që u mor enkas me këtë kalim dhe më në fund ia arritëm.

Do të jap maksimumin dhe të jeni të bindur se nuk do të jem te Skënderbeu thjesht për të qenë një portier rezervë. Do të luaj të gjitha shanset e mia për të dhënë maksimumin dhe për të fituar pozicionin e titullarit.

Gara brenda grupit është e hapur dhe kjo na bën më të fortë. Jemi të gjithë për një qëllim, të rikthejmë Skënderbeun atje ku i takon”, mbylli prononcimin e tij portieri nga Librazhdi.

alliu

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

EKSKLUZIVE/ Skënderbeu “blindon” portën, korçarët firmosin me…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook