Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Lezhë. Gazetari Elidon Ndreka bën me dije për BalkanWeb se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 5 persona, ndërsa në përplasje janë përfshirë dy mjete.
Ngjarja ka ndodhur përgjatë rrugës së Lagunës së Patokut, ndërkohë që dy ambulanca kanë transportuar të plagosurit drejt spitalit të Laçit.
Sakaq mësohet se disa prej tyre janë nisur drejt Traumës në Tiranë, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Në Patok, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit Sh. L. dhe D. M.
Për pasojë, janë lënduar dhe ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, drejtuesi Sh. L. dhe pasagjerja në mjet me të shtetasia M. D., si dhe pasagjerët e mjetit tjetër, shtetasit F. M., F. M. dhe M. M.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.