Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Sarandë. Policia bën me dije se automjeti tip “Benz në pronësi të shtetasit M. B, si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë.
Për fat të mirë, raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 18:20, në lagjen nr.4, Sarandë, ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike, në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit M. B, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.