Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Gjirokastrës me pasojë humbjen e jetës të një të moshuari. Sipas policisë, 85-vjeçari ishte duke punuar tokën me zetor, por mjeti është përmbysur duke e zënë poshtë dhe e plagosur për vdekje.
Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës.
Njoftimi i policisë:
Në datën 23.10.2022, rreth orës 17:20, në fshatin Karjan, Gjirokastër, shtetasi F. D., rreth 85 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin F. D., i cili për pasojë ka humbur jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës.