“Jeni vrasës”/ Protestuesit para Kryeministrisë me foton e 32-vjeçarit në duar, mbyllet protesta për Lear Kurtin, paralajmërohet vijimi i saj

5454545454

Qytetarët janë mbledhur mbrëmjen e sotme për të dytën herë në protestë për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm Bledi Çuçi, pas vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurtit.

Fillimisht ata u mblodhën para Ministrisë së Brendshme, ku bënë thirrje për drejtësi për të riun, ndërsa më pas u zhvendosen para  kryeministrisë.

“Rama burg! Rama ik! Ju jeni vrasës. Drejtësi për Learin”, janë disa nga thirrjet që qytetarët bëjnë. Ata mbanin në duar veç pankartave, edhe foton e 32-vjeçarit nga spitali, me pranga në duar.

Pas afro një ore, ata e kanë mbyllur protestën duke paralajmëruar se do të vijojnë sërish.

 

“Jeni vrasës”/ Protestuesit para Kryeministrisë me foton e 32-vjeçarit në duar, mbyllet protesta për Lear Kurtin, paralajmërohet vijimi i saj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook