Nikolo Zaniolo dhe Juventusi kanë gjetur akordin financiar mes tyre dhe nëse Roma do të arrijë që të marrë ofertën e duhur, atëherë mesfushori-sulmues i verdhekuqve do t’i bashkohet në “Allianz Arena” Pol Pogbasë edhe Angel di Marias.
Roma ka vazhduar të këmbëngulë për 50 milionë euro kesh, dhe dje mësohet se e ka refuzuar ofertën e parë të bardhezinjve: 10 milionë euro për huazimin 2-vjeçar dhe 30 milionë euro të detyrueshme në verën e vitit 2024.
Në kryeqytet kërkojnë më shumë kesh, ndaj i takon Juves që të shtyjë më lart ofertën e parë. Por nga Torino saktësojnë se ndoshta shifra e ofertës së radhës mund të jetë edhe më e ulët: 30 milionë euro, plus kartonin e një mes Artur Melos apo talentit Nikolo Faxholi, që Zhoze Murinjo e adhuron.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…