Shoferi i autobusit ku u gjetën 520 mijë euro ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me sasinë e parave.
Ai u shpreh se paratë ishin kursime të familjes dhe se janë të ardhura të krijuara nga biznesi, madje është treguar i gatshëm të vërë në dispozicion edhe faturat.
Kujtojmë se ditën e arrestimit, shoferi i autobusit, Elidin Çela nuk ka pranuar të japë deklaratë para autoriteteve për sasinë e [arave e cuila u gjet ne tavanin e mjetit dhe për të cilat dyshohej se do të kalonin kontrabandë.
Çela u shpreh se pa praninë e avokatit mbrojtës, nuk do të deklaronte asgjë.
Arena e Lajmit