Përplasja e Çupit me kryebashkiakun në Komision/ Bashkëkryetarja: S’mund të më thuash mua ‘nuk kupton’! Ndreu: Moj zonjë, ta them sërish! Ndarja është gabim

900

Ka vazhduar debati mes bashkëkryetares, Dhurata Çupi dhe kreut të Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, në dëgjesën e Komisionit për Reformën Territoriale, me kryetarët e bashkive.

Debati nisi për numrin e punonjësve, për të cilën Çupi tha se janë 788, ndërsa kjo u kundërshtua nga Ndreu.

Pjesë nga debati:

Çupi: Kam kërkuar informacion për numrin e punonjësve të bashkive, s’mund të më thuash ti mua nuk kupton.

Ndreu: Ka dy ndarje

Çupi: Dy ndarje pra po të citoj dhe unë

Ndreu: Ndarja është gabim. O zonjë të lutem, Çdo bashki ka edhe funksione të tjera… Të dyja bashkë bëjnë aq, të ndara nuk bëjnë aq.

Çupi: Nuk të lejoj të më thuash s’e kupton

Ndreu: Po ta them prapë,  nuk e kupton.

Denaj: Shifra do të vijë sërish me email dhe e diskutojmë.

Arena e Lajmit

Përplasja e Çupit me kryebashkiakun në Komision/ Bashkëkryetarja: S’mund të më thuash mua ‘nuk kupton’! Ndreu: Moj zonjë, ta them sërish! Ndarja është gabim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook