“Të zbardhet ngjarja”, kryebashkiaku i Shkodrës i bashkohet protestës për Lear Kurtin: Bëhet gati e frikshme ajo që po ndodh në Shqipëri

545454545

Protestës së sotme për Lear Kurtin i është bashkuar edhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, i cili e quajti të domosdoshme reagimin për rastin e  32-vjeçarit, ndërsa bëri thirrje që institucionet të zbardhin rrethanat dhe dalin para drejtësisë përgjegjësit.

“Një detyrim qytetar reagimi pas ngjarjes së fundit, humbjes së jetës në mënyrë tragjike të Lear Kurtit. Për fat të keq nuk është ngjarja e vetme. Është e domosdoshme që nga strukturat e shtetërore të behet një qartësi e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe përgjegjësit të marrin atë që u takon. Nuk duhet kaluar në heshtje. Bëhet gati e frikshme ajo që po ndodh në Shqipëri dhe natyrshëm ndodh edhe reagimi qytetar”, tha ai.

“Të zbardhet ngjarja”, kryebashkiaku i Shkodrës i bashkohet protestës për Lear Kurtin: Bëhet gati e frikshme ajo që po ndodh në Shqipëri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook