Transparenca/ Hije skandali, KOKSH fsheh ndarjen e bursave

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, siç dihet, nëpërmjet solidaritetit olimpik me anë të bursave, u mundëson sportistëve mbështetje financiare në kuadër të përgatitjeve për aktivitetet ndërkombëtare.

FIDEL YLLI GERTI SHIMA 1Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli dhe sekretari i përgjithshëm, Gerti Shima

Por çështja e bursave vijon të prodhojë hije skandali në KOKSH. Ndonëse jemi në muajin korrik, ende nuk ka asnjë informacion për ndarjen e tyre.

Nuk dihet ende se kush janë sportistët që përfitojnë bursa dhe nëse janë ata që i meritojnë. Gjithçka zgjidhet me transparencë, por në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar nuk ka asnjë informacion mbi bursat e vitit 2022.

Një mungesë totale transparence, që ngre hije të forta dyshimi në lidhje me këtë çështje.

Ka kaluar 4-mujorëshi i parë i shpërndarjes së bursave dhe jemi në të dytin, ndërkohë që nuk dihet nëse sportistët e kanë marrë mbështetjen nëpërmjet bursave, apo jo.

Gjithashtu, nuk ka asnjë të dhënë se sa kampe trajnimesh janë realizuar në këtë periudhë për sportistët tanë. Ankesat për ndarjen e bursave janë një problematikë që e ka shoqëruar ndër vite Komitetin Olimpik.

Kështu që më e pakta që KOKSH mund të bëjë, është që të bëjë transparencë dhe të tregojë nëse e kanë marrë sportistët mbështetjen financiare që u takon, si dhe të publikojë emrat e bursistëve.

Vetëm në këtë mënyrë mund të shikojmë dhe të gjykojmë nëse janë realisht më të mirët ata që e përfitojnë këtë mbështetje dhe a kemi të bëjmë me shpërndarje të rregullt.

E për aq kohë sa Komiteti Olimpik nuk bën transparencë, duke parë edhe problematikat e së shkuarës, lind pyetja: Pse KOKSH e mban të fshehur ndarjen e bursave për sportistët…

ARTIN LLESHAJ – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Transparenca/ Hije skandali, KOKSH fsheh ndarjen e bursave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook