Transportonte kundrejt fitimit 5 emigrantë, arrestohet 52-vjeçari në Tepelenë

Tepelene

Transportonte kundrejt fitimit, 5 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 52-vjeçari.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur me inteligjencë informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 46”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-P. V., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional “Tepelenë-Memaliaj”, duke transportuar me automjetin e tij, kundrejt fitimit, 5 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Transportonte kundrejt fitimit 5 emigrantë, arrestohet 52-vjeçari në Tepelenë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook