Vdekja e Lear Kurtit, Salianji thirrje autoriteteve: Të nisin hetimet për Ardi Veliun, mbulimi i ngjarjeve është kriminal

8885847

Vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurti pas shoqërimit në komisariat ka sjellë reagime të shumta dhe ka ngritur sërish dyshime ndaj Policisë së Shtetit. Për këtë ngjarje ka folur edhe deputeti demokrat Ervin Saianji, i ftuar në “Radar Informativ” me gazetaren Juli Xhokaxhi.

Salianji tha se duhet të fillojnë hetimet për Ardi veliun, i cili disa herë ka tentuar të mbulojnë ngjarjet që implikonin policinë.

“Të gjitha provat, dëshmitë tregojnë që nuk janë ato që ka thënë policia, si që e kanë çuar me shenja jete ne komisariat, që nuk kanë ushtruar. Nisja e hetimeve duhet të bëhet për Ardi Veliun, manipuloi edhe ngjarjen e Elbasanit, manipuloi kur u dhunua një fëmijë, adoleshent, pra është përsërits.

Çfarë besimi mund të kesh te prokuoria kur nenin e kishte citur gabim, kur bën deklaratë të përbashkët me AMP, s’kanë punë me njëra-tjetrën. Jemi në regjim, gjithçka kontrollohet nag një dorë, nuk ka përgjegjësi politike. Është i njëjti drejtues që ishte kur u vra Klodian Rasha dhe tha ishte me pistoletë, gjuajti policët. Më kriminale është mbulimi i ngjarjeve”, tha Salianji.

Vdekja e Lear Kurtit, Salianji thirrje autoriteteve: Të nisin hetimet për Ardi Veliun, mbulimi i ngjarjeve është kriminal

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook