Mesfushori danez, Kristian Eriksen, ka zgjedhur që të transferohet te Mançester Junajtid, ku do të firmosë për tre vite me “Djajtë e Kuq”. Gjithsesi kjo gjë nuk i ka pëlqyer tifozëve të Totenhemit.
Danezi ishte një lojtar i rëndësishëm i Spërsave në vitet e fundit, përpara se të transferohej te Interi. Pas shumë gjërash që ndodhën, tifozët e Totenhemit nuk e kanë falure për këtë zgjedhje 30-vjeçarin.
Madje një tifoz i vuri flakën fanellës e Spërsave me emrin e Eriksenit nga pas.
Të gjithë fansat e Totenhemit dhe jo vetëm u bënë bashkë pas arrestit kardiak që Eriksen pësoi në EURO 2020, por duket se veprimi i fundit i danezit nuk mund të falet nga ish-mbështetësit e tij.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…