ZYRTARE/ Ish-futbollisti i Juventusit rikthehet trajner te Mançester Siti, bëhet ndihmësi i Guardiolës

Enco Mareska është rikthyer sërish te Mançester Siti.

ENCO MARESKA 1

Ish-futbollisti i Juventusit është bërë zyrtarisht ndihmësi i Pep Guardiolës te “The Citizens”.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi nga Mançesteri me anë të një komunikate në sajtin e saj duke i uruar sërish mirëseardhjen 42-vjeçarit.

Më parë Mareska ka qenë pjesë si trajner i Mançester Siti U-23, Parmës dhe gjithashtu asistent te Uest Hemi, Sevilja dhe Askoli.

Ndërsa karrierën si futbollist përveç Juventusit ai ka mbajtur veshur edhe fanellat e Veronës, Palermos, Sampdorias, Olimpiakosit, Seviljës, Piaçencës, Bolonjës dhe Uest Bromuiç Albion.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

ZYRTARE/ Ish-futbollisti i Juventusit rikthehet trajner te Mançester Siti, bëhet ndihmësi i Guardiolës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook