Mauricio Poçetino nuk do të jetë më trajneri i skuadrës së PSG. Me anë të një komunikate zyrtare nga klubi, theksohet se argjentinasi nuk do të jetë më në krye të ekipit, pavarësisht se u shpall kampion në “Ligue 1”.
Objektivi i PSG-së ishte triumfi në Ligën e Kampionëve dhe në 1 vit e gjysmë drejtim, argjentinasi nuk e arriti këtë sukses.
Klubi e falënderon Poçetinon për punën e tij dhe i uron fat në të ardhmen, ndërsa tashmë pritet të zyrtarizohet në krye të skuadrës, Kristof Galtier.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…