Sulmuesi i Kombëtares, Xhakomo Vrioni ka zyrtarizuar transferimin ne skuadra e MLS-së Nju Inglënd.
23-vjeçari zgjidh kështu dilemat lidhur me të ardhmen duke zgjedhur një aventurë të re jashtë Europës, në një formulë transferimi përfundimtar ku Juventusi do të përfitojë 4 milionë euro për kartonin e lojtarit.
Ka qenë vetë klubi amerikan që e ka zyrtarizuar këtë transferim nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku i ka uruar mirëseardhjen sulmuesit.
Sulmuesi i Kombëtares gjithashtu u përfol për një shkëmbim te Xhenoa orët e fundit, por duket se klubi nga MLS ka zgjedhur që ta përfundoj sa më shpejt zyrtarizimin e tij.
View this post on Instagram
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…