E kërkonte Torino, sulmuesi që përmbysi golin e Brojës në “Air Albania” bëhet gati për firmën në Premier Ligë

Manor Solomon, sulmuesi i përfaqësues së Izraelit, duket se ka zgjidhur përfundimisht të ardhmen e tij. Futbollisti kishte spikatur me Shakhtar Donjetck në vitet e fundit dhe ishte kthyer në një emër të kërkuar në merkaton e futbollistëve.

solomon izraeli

Klubi i Torinos kërkonte futbollistin izraelit por vëmendja ndaj tij u shtua pasi ai shënoi dy golat që sollën përmbysjen ndaj Shqipërisë në ”Air Albania” në ndeshjen e Ligës së Kombeve. Suksesi 2-1 i dha më shumë shikueshmëri lojtarit i cili mori oferta të rëndësishme dhe me sa duket, ka vendosur të refuzojë ato italiane për të shkuar në Premier Ligë.

Mediat angleze bëjnë të ditur se shumë shpejt ai do të firmosë me skuadrën e Fullhem, duke iu bashkuar kësaj të fundit për të vazhduar karrierën e tij në një nga kampionatet më të forta në botë.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

E kërkonte Torino, sulmuesi që përmbysi golin e Brojës në “Air Albania” bëhet gati për firmën në Premier Ligë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook