Haland me dy klauzola largimi, zbulohen shifrat që Mançester Siti u detyrua të vendoste në kontratë

Erling Haland është kthyer në një nga futbollistët më të paguar në botë për momentin pas firmës me Mançester Sitin. Por norvegjezi i cili udhëzohej hap pas hapi nga Mino Raiola para vdekjes së menaxherit të njohur italian, ka plotësuar dëshirat e këtij të fundit, duke vendosur gjithmonë rrugëdalje në kontratën e tij, për t’u siguruar që nëse gjërat të mos shkonin mirë, ai të mos mbetej i mbyllur në një kafaz të artë.

haland

Kështu, në momentin e firmës, Haland mësohet se i ka vënë si kusht Mançester Siti jo një, por dy klauzola largimi. Në fakt, në Premier Ligë nuk lejohen klauzolat e mirëfillta të larigmit, ndaj mënyra se si Manuela Pimenta, avokatja braziliane që po merret tashmë me Haland, ka zgjidhur gjithçka, ishte gjeniale.

Me përmbushjen e disa objektivave sportivë, Haland i krijohet mundësia që nëpërmjet pagesës së një shifre të caktuar të mund të mbyllë marrëveshjen e tij me Mançester Sitin, por vetëm nëse përmbushen këto objektiva sportivë, të cilët mendohet se janë lehtësisht të realizueshëm. Kështu, në fund të sezonit të tij të dytë si lojtar i Sitit, ai mund të largohet për shifrën e 200 milionë eurove të paguar në arkat e klubit. Ndërkohë, një vit më vonë, në verën e vitit 2025, ai mund të largohet nga klubi duke paguar 175 milionë euro në arkat e tij. Një mundësi e dyfishtë që hap skenarë të ndryshëm të merkatos që tani për të ardhmen e norvegjezit, i cili vazhdon të jetë nën vëzhgimin e klubeve të Real Madrid dhe Barcelonës të cilët ëndërrojnë që një ditë ta shohin duke veshur fanellën e tyre.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Haland me dy klauzola largimi, zbulohen shifrat që Mançester Siti u detyrua të vendoste në kontratë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook