Misioni “30 gola”, Lukaku ka një bast të hapur me Inzagin

Është e vështirë që në këtë merkato verore të gjejmë një lojtar më të lumtur se Romelu Lukaku. Belgu realizoi dëshirën e tij të madhe, atë të rikthimit në Milano për të veshur edhe një herë fanellën e Interit, dhe pas prezantimit i është drejtuar përsëri Sardenjës për të vazhduar pushimet, por gjithmonë me mendjen te zikaltrit.

909090

29-vjeçari është i vendosur t’u provojë të gjithëve se mund të jetë përsëri faktor dhe po bën ç’është e mundur për të qenë gati. Për këtë ditët e tij të pushimeve po kalojnë kryesisht me stërvitje në fushë dhe në palestër, të cilat nuk ngurron t’i dokumentojë në rrjetet sociale pa lënë mënjanë përgatitjen e veçantë me një terapist dhe me përgatitësin atletik Johan Gerets, që nuk është i çfarëdoshëm, por pjesë e stafit të kombëtares së Belgjikës. “Big Rom” do të rikthehet më 10 korrik në Milano për t’u vënë nën urdhrat e Simone Inzagit, që ka qenë një nga ata që ka shtyrë më shumë për rikthimin e tij.

PAKTI ME INZAGIN

46-vjeçari e ka dashur aq fort sa sulmuesi rikthimin e tij dhe kaq ka mjaftuar që Lukaku të sfidojë veten për t’i shpërblyer besimin Inzagit. 30 gola është një shifër që belgu nuk e ka arritur asnjëherë brenda sezonit kampionat dhe është ky qëllimi i tij dhe i teknikut të Interit, që është një nga më të mirët kur është fjala për të nxjerrë golashënues nga skuadrat e tij. Në 2019-2020, kur edhe Lukaku luante në Serinë A, “Këpuca e Artë” i shkoi Çiro Imobiles që realizoi 36 gola me Inzagin në stolin e Lacios. Të dy janë gati të bëjnë çdo gjë për të arritur këtë numër me qëllimin e përbashkët për të dërguar Interin drejt trofeve, por për këtë nuk do të jenë të pakta vështirësitë. Janë portierët kundërshtarë pengesa e fundit dhe për t’i mposhtur ata, Lukaku ka nisur të mësojë sekretet nga Andre Onana, shoku i tij i skuadrës.

RAPORTI ME ONANËN

onana

Gardiani kamerunas e ka gjetur që në shkurt akordin me Interin, por është zyrtarizuar ditët e fundit dhe çuditërisht kontakti i parë i tij ka qenë Romelu Lukaku, me të cilin 25-vjeçari po kalon ditët e fundit të pushimeve duke u stërvitur, edhe pse nuk kanë ndarë asnjëherë dhomat e zhveshjes me njëri-tjetrin.

Pika e tyre e përbashkët ama është Hakim Zieh, mesfushori i Çelsit që më parë ka qenë shok skuadre i Onanës tek Ajaksi. “Oni, të prezantoj me shokun tënd të ardhshëm të skuadrës në Milano”, ishe fjalia e marokenit që lindi miqësinë mes dyshes, atëherë kur rikthimi i Lukakut tek Interi ishte ende utopi.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Misioni “30 gola”, Lukaku ka një bast të hapur me Inzagin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook