“Obobo do na rrafi Megi, do na kapi për flokësh”, Beniada Nishani sqaron komentin për Megi Pojanin dhe Endri Çekiçin: Kisha parë disa…

PANORAMA PLUS/ Komenti, “shumë çift i bukur”, i Beniada Nishanit për fotot e Megi Pojanit dhe Endri Çekiçit u mor në rrjet si konfirmim nga ana e saj se dyshja janë në një romancë.

Modelja, e cila shkaktoi shumë zhurmë në rrjet me deklaratën e saj, ka sqaruar së fundmi se nuk ka dashur të konfirmojë se Megi dhe futbollisti i kombëtares janë të lidhur bashkë, pasi vetë ajo nuk është në dijeni.

“Po ça thashë unë? Unë nuk thashë që u lidhën, unë pashë një fotografi njësoj, njërën nga njëra anë e tjetrën nga ana tjetrën. E thashë nëse janë të lidhur janë shumë të bukur. Të them të vertetën nuk e kisha parë këtë foton që e pashë tek Proçesi, unë kisha parë disa story të Megit me breshka dhe thashë është me pushime në qejfin e vet dhe unë nuk thashë që janë të lidhur dhe e kanë heq atë por…”– tha ajo gjatë një interviste në “Abc e Pasdites.”

Megjithëse nuk ka asnjë reagim nga Megi dhe Endri, detajet fotot e tyre në rrjetet sociale ndezën dyshimet se mes tyre ka lindur diçka. Dhe u duke se një lloj konfirmimi ka ardhur edhe nga modelja Beniada Nishani, e cila është prej javësh antare jurie në “He/She’s on Top”, me Megi Pojanin.

Në një puntatë të emisionit ku Beniada është moderatore, u diskutuan edhe lajmet se Megi dhe Endri janë bashkë. E pyetur nga bashkëprezantuesi i saj Edi Manushi nëse ka folur me aktoren në lidhje me këto lajme, Beniada tha fillimisht “jo”, por më pas vijoi duke shtuar se ajo dhe futbollisti janë “çifti shumë i bukur.”

Biseda:

Edi Manushi: Çfarë ka ndodhur?

Benaida: Ka ndodhur që kam parë Megin me pushime me disa breshka. Ka nxjerrë story breshkat. Ka dalë bukur në këtë foto Megi.

Edi Manushi: Ke folur me Megin për këtë histori?

Benaida: Tani unë aty e kuptova të them të vërtetën. Por çift i bukur (qesh)… nuk e di nëse janë por që çifti i bukur.

Edi Manushi: Pra qenkan çift e tha Beniada Nishani!

Benaida: Obobo do na rrafi Megi do na kapi për flokësh.

Kujtojmë se dyshimet për një lidhje nisën nga postimet e përbashkëta të Megi Pojanit dhe Endri Ceçikçit në profilet e tyre në Instagram, ky dyshja duket se po darkonin së bashku.(KLIKO)

Aktorja ka udhëtuar drejt ishujve të Afrikës Lindore për disa ditë relaksi ku nuk kanë munguar të tjera postime në rrjetet sociale.

Të njejtën gjë mund të themi edhe për futbollistin, i cili postoi një foto në breg të detit. Endri kishte vënë një palë syze dielli, të cilat e nxorrën zbuluar pasi fansat detajistë vunë re menjëherë detajin që ka lidhje pikërisht me Megi Pojanin. Në xhamin e syzeve të tij duket Megi Pojani, e cila po shkrep foton.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

“Obobo do na rrafi Megi, do na kapi për flokësh”, Beniada Nishani sqaron komentin për Megi Pojanin dhe Endri Çekiçin: Kisha parë disa…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook