Reali “blindon” yjet e tij, gati rinovimi me talentin e sulmit deri në vitin… 2028

Rodrigo Goesh do të jetë një lojtar i Realit të Madridit deri në vitin 2028. Lajmin e ka bërë me dije e përditshmja spanjolle “AS”, që ka nënvizuar se pas disa javësh bisedime, palët kanë rënë dakord që braziliani të shtyjë qëndrimin e tij në Madrid edhe me tri sezone të tjera. Kontrata aktuale e tij me klubin kampion Europe zgjat deri në vitin 2025, por ai i është bindur kërkesës së klubit për të qëndruar në kryeqytetin spanjoll deri në vitin 2028.

rodrigo 1

Reali i Madridit ndërkohë po merret me hollësitë e kontratës, teksa parashikohet që edhe për Rodrigon të ketë një klauzolë largimi të frikshme, që arrin në 1 miliard euro. Gjithashtu, sipas gazetës spanjolle në fjalë, me kontratën e re Rodrigo pritet të ketë një kapërcim të ndjeshëm në pagën e tij. Në këtë mënyrë sulmuesi 21-vjeçar do të bëhet lojtari me kontratën më afatgjatë në Madrid së bashku me një nga blerjet e reja të merkatos së verës, Orelië Tçuameni.

Ai firmosi për 6 sezone me Realin, që do të thotë një kontratë deri në vitin 2028. Rodrigo bëhet lojtari i dytë me të cilin Reali ka rinovuar kontratën. Para tij ishte Luka Modriç që ka rënë dakord për zgjatjen e kontratës me klubin deri në vitin 2023 me opsionin edhe për një sezon më shumë. Ndërkaq, në planin e rinovimit të Realit të Madridit qëndron dhe kapiteni Karim Benzema si dhe sulmuesi Vinicius Zhunior. Rodrigo ka treguar një rritje të ndjeshme të paraqitjes së tij në Madrid. Ai iu bashkua klubit të bardhë në vitin 2019 nga Santosi. Në sezonin që lamë pas ai ka qenë një lojtar kyç për trajnerin Ançeloti veçanërisht në fazën më të nxehtë në Ligën e Kampioneve.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Reali “blindon” yjet e tij, gati rinovimi me talentin e sulmit deri në vitin… 2028

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook