Skriniar mban “peng” mbrojtjen e Interit, del në skenë një emër surprizë nga… Bundesliga

Milan Skriniar po mban peng gjithë lëvizjet e Interit në mbrojtje, aty ku pritet largimi i tij dhe arkëtimi i 70 milionë eurove të kërkuara nga klubi për të synuar më pas zëvendësuesit e tij. Lamtumira e sllovakut, që ka gjetur akordin për pesë vite me PSG-në, do të vijë sapo francezët dhe zikaltrit të zerojnë diferencën mes kërkesës dhe ofertës që aktualisht është 5 milionë euro.

akanzhi

Pas Gleison Bremerit, brazilianit të Torinos që është gjithmonë alternativa e parë e merkatos dhe Nikola Milenkoviçit, serbit të Fiorentinës si opsion për largimin e mundshëm De Vrajit, në skenë ka dalë edhe Manuel Akanzhi.

Sipas gjermanes “Bild”, zvicerani i Borusia Dortmundit që ka edhe një vit kontratë me verdhezinjtë, po shqyrton mundësinë e largimit dhe klubi gjerman do të ishte i gatshëm të pranonte edhe 20 milionë euro për të mos e lënë të largohej verën e ardhshme me parametër zero. 26- vjeçari synon Premier Ligën, por nuk do t’i thoshte jo një oferte tunduese nga një klub si Interi.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Skriniar mban “peng” mbrojtjen e Interit, del në skenë një emër surprizë nga… Bundesliga

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook