SONDAZHI/ Klubet shqiptare në Europë, ja te kush kanë më shumë besim lexuesit e “Panorama Sport” se kalon turin

 

Kjo javë shënon kthimin në arenën ndërkombëtare të klubeve shqiptare të cilat do të mundohen që të ecin sa më shumë në kompeticionet ku marrin pjesë, për prestigj por sigurisht edhe për të të ardhurat që sigurohen nga UEFA. Por cilët nga klubet mendojnë tifozët se do të kalojnë turin në Europë?

tirana partizani laci vllaznia

Pjesëmarrësit në sondazhin e “Panorama Sport” rreth kësaj teme besojnë se Tirana është klubi që ka më shumë shanse për të kaluar turin, me 38,31% të votuesve që kanë zgjedhur bardheblutë të cilët marrin pjesë në Ligën e Kampioneve.

Në vend të dytë me 20,54% të votave është Partizani, ndërsa janë 17,25% që besojnë se Vllaznia do të kalojë turin, edhe pse merr pjesë direkt në të dytin në Ligën e Konferencës.

sondazhi

Ndonëse Laçi ka një duel më të lehtë në letër ndaj malazezëve të Iskra, vetëm 12,9% besojnë në kalimin e turit nga kurbinasit, ndërsa 10,99% mendon se asnjë nga skuadrat shqiptare nuk do të kalojë turin.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

SONDAZHI/ Klubet shqiptare në Europë, ja te kush kanë më shumë besim lexuesit e “Panorama Sport” se kalon turin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook